Konferenca diskuton shkëmbimin e informacionit ekonomik mes vendeve të “Një brez, një rrugë”
2023-09-29 15:55:56

Pamje nga Forumi

Në Shangai u zhvillua një takim për të diskutuar shkëmbimin e informacionit ekonomik për të lehtësuar nismën “Një brez, një rrugë”. Afro 300 delegatë nga njësitë qeveritare, shoqatat e industrisë, mediat dhe kompanitë morën pjesë në Konferencën e 2-të të Partneritetit të Informacionit Ekonomik të “Një brez, një rrugë” dhe Konferencën e Sipërmarrësve të Shangait 2023 për Zhvillimin me  Cilësi të Lartë të nismës “Një brez, një rrugë”.

Delegatët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi mbështetjen financiare të lidhur me nismën, zhvillimin e gjelbër dhe të tjera.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

I krijuar nga “Xinhua” dhe partnerët e tij si brenda, ashtu edhe jashtë vendit në vitin 2019, Partneriteti mbi Informacionin Ekonomik të “Një brez, një rrugë” ka ofruar informacion ekonomik për qeveritë dhe ndërmarrjet e vendeve të nismës gjatë viteve të fundit. Anëtarët e tij janë shtuar nga 33 në 56, duke përfshirë agjencitë e lajmeve, institutet kërkimore dhe shoqatat e biznesit nga 37 vende dhe rajone. (Elona)