Kina proteston për përfshirjen e firmave kineze nga ShBA-ja në listën e kontrollit të eksporteve
2023-09-29 13:39:42

Foto: Fermerë duke korrur misër në një fshat në kontenë autonome Yanqi të kombësisë hui të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, 28 shtator 2023. /CFP

Ministria e Tregtisë e Kinës protestoi të enjten kundër sanksioneve të ShBA-së ndaj tre subjekteve kineze për të ashtuquajturën punë të detyruar në Xinjiang, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm prej ShBA-së të praktikave të paarsyeshme dhe duke u zotuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze.

Të martën ShBA-ja përfshiu tre firma kineze në Listën e Subjekteve të Aktit të Parandalimit të Punës së Detyrueshme Ujgure dhe publikoi Shtojcën Këshillimore të Biznesit të Zinxhirit të Furnizimit të Xinjiang-ut, me akuza kundër Kinës për të njëjtën çështje.

Veprimi i palës amerikane nuk ka asnjë bazë faktike, i mungon transparenca dhe është një shembull klasik i ngacmimit ekonomik, tha Ministria e Tregtisë e Kinës në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e saj.

Dokumenti i ShBA-së, sipas saj, është një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe një shtypje e paarsyeshme e ndërmarrjeve kineze nën maskën e mbrojtjes së të drejtave të njeriu dhe të këshillimeve.

"Kina e kundërshton fuqimisht punën e detyruar. Nuk ka asgjë të tillë si puna e detyruar në Xinjiang," thuhet në deklaratë. "Në emër të 'të drejtave të njeriut', ShBA-ja po minon begatinë dhe qëndrueshmërinë e Xinjiang-ut, duke shkelur të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive në Xinjiang dhe duke minuar të drejtat e njeriut të banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang."