Avioni "C919" përfundon fluturimet demonstruese në Kinën Veriperëndimore
2023-09-28 19:19:48

Dy avionët e mëdhenj të udhëtarëve "C919" të prodhuar nga Kina kanë përfunduar një raund fluturimesh demonstruese njëmujore në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore. Të dy avionët patën një performancë të jashtëzakonshme.

Xinjiang-u u zgjodh për të kryer testimin për terrenin e tij kompleks, klimën e larmishme, motin e paqëndrueshëm dhe kushtet ideale të aeroportit.

Një sërë fluturimesh demonstruese janë kryer nga kompania prodhuese e tyre, Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC), qysh nga 24 gushti.

Duke përdorur aeroportin e Urumqit si bazë, avionët "C919" fluturuan në nëntë aeroporte, duke mbuluar 41 segmente fluturimi me një kohë të përgjithshme fluturimi prej më shumë se 64 orësh.

Një avion i madh pasagjerësh C919 kryen fluturimin e tij demonstrues në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore./CMG

Një avion i madh pasagjerësh C919 kryen fluturimin e tij demonstrues në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut Ujgur të Kinës veriperëndimore./CMG

Fluturimet dëshmuan aftësinë e përshtatshmërisë së avionëve të mëdhenj të udhëtarëve për linjat e fluturimit dhe kushtet e aeroportit në Xinjiang, sipas COMAC-ut.

Avioni i parë "C919" e bëri fluturimin e parë komercial mes Shangait dhe Pekinit më 28 maj, dhe dy avionë të tillë kanë nisur funksionimin e rregullt ndërmjet qytetit Shangai të Kinës Lindore dhe qytetit Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Në fluturime demonstruese mori pjesë edhe "ARJ21", avioni i parë rajonal me turbohelikë i distancave të shkurtra e të mesme i krijuar në mënyrë të pavarur nga Kina.

Avioni "ARJ21" ka kaluar 184 segmente fluturimi, me një kohë të përgjithshme fluturimi prej 276 orësh.

Fluturimet demonstruese do të hapin rrugën e funksionimit në shkallë të gjerë të avionit "ARJ21" në Xinjiang, tha Tong Yu, zv.menaxheri i përgjithshëm i degës së Shangait të Shërbimeve të Konsumatorit të Avionëve pranë COMAC-ut.

Në qershor të këtij viti, avioni i parë "ARJ21" filloi funksionimin komercial në Xinjiang, dhe deri në fund të këtij viti pritet që numri i këtyre avionëve të arrijë në pesë, duke plotësuar kërkesat e udhëtarëve për fluturime në distanca të shkurtra, sipas COMAC-ut. (Xu Guang)