Zv.kryeministri kinez He Lifeng do të bashkëdrejtojë dialogun e 3-të financiar kino-gjerman
2023-09-28 18:42:34

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning deklaroi të enjten se, pas negociatave mes Kinës dhe Gjermanisë, u vendos që më 1 tetor të organizohet në Gjermani dialogu i 3-të financiar kino-gjerman. Dialogu do të drejtohet bashkërisht nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zv.kryeministër dhe drejtues i palës kineze në dialogun financiar të nivelit të lartë kino-gjerman, He Lifeng, dhe ministri i Financave i Gjermanisë dhe drejtues i palës gjermane në këtë dialog, Christian Lindner. (Xu Guang)