Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan
2023-09-28 17:24:38
Foto nga CFP
Ish-Presidenti Donald Trump do të shkojë sonte në Miçigan në përpjekje për të siguruar mbështetje për zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen, ndërsa greva e punonjësve të industrisë së prodhimit të makinave hyn në javën e dytë. Vizita e zotit Trump vjen një ditë pasi Presidenti Joe Biden u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që i bashkohet një greve të sindikatave, duke mbështetur punonjësit e linjës së prodhimit të automjeteve në Miçigan ndërsa kërkojnë rritje page prej 40 për qind dhe një javë pune 32 orëshe. Vizitat e kundërshtarëve politikë nxjerrin në pah dinamikën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, e cila gjithnjë e më shumë po duket si një duel mes republikanit Trump dhe demokratit Biden.
Lajmet Kryesore