Koreja e Veriut ka deklaruar se do të deportojë ushtarin amerikan Travis King, i cili kaloi kufirin nga Koreja e Jugut gjatë një turneu në korrik.
Peniani zyrtar do ta deportojë atë pasi të ketë përfunduar hetimet për hyrjen ilegale të King, thuhej në njoftim, por nuk specifikohet se si, kur apo ku do të dëbohej ai, shkruan “RTSH”.
Lirimi i tij vjen një muaj pasi Koreja e Veriut pranoi se kishte arrestuar 23-vjeçarin. Sipas Koresë së Veriut, King ka rrëfyer se kishte kaluar ilegalisht në Korenë e Veriut për shkak të trajtimit çnjerëzor në ushtrinë amerikane, antipatisë ndaj racizmit dhe zhgënjimit me shoqërinë e pabarabartë amerikane.
Ai kishte vuajtur më parë dy muaj paraburgim në Korenë e Jugut me akuza për sulm para se të lirohej më 10 korrik. (Elona)