Sipërfaqja e akujve në Antarktidë arrin në nivelin më të ulët rekord
2023-09-27 16:41:04

Foto nga VCG

Sipërfaqja maksimale e akujve në Antarktidë në vitin 2023 ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve satelitore në vitin 1979, njoftoi Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin e SHBA-së (NSIDC).

Shkencëtarët thanë se më 10 shtator akulli në këtë zonë ka arritur në një sipërfaqe maksimale prej 16.96 milionë kilometra katrorë, më shumë se 1 milion kilometra katrorë nën shkallën maksimale, një nivel rekord i regjistruar në 1986.

Sipërfaqja e akullit përcaktohet si zona totale në të cilën përqendrimi i akullit është të paktën 15%.

“Matjet e publikuara janë vetëm një zbulim paraprak, që do të rishikohen pasi kushtet e vazhdueshme të dimrit mund të rrisin më tej shkallën e akullit”, bëri të ditur NSIDC-ja. (Irma)