Kina mbështet Emiratet e Bashkuara Arabe në organizimin e konferencës së OKB-së për ndryshimin klimatik
2023-09-27 20:33:36

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha në të martën se Kina mbështet plotësisht Emiratet e Bashkuara Arabe në organizimin e Konferencës së Ndryshimit të Klimës të OKB-së të vitit 2023 në Dubai. 

Gjatë një takimi me kryetarin e emëruar të kësaj konference, Sultan Al Jaber, në Pekin, Wang tha se Kina është e gatshme të mbajë komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe për të garantuar rezultatet pozitive të konferencës.

Të dy palët mund të punojnë së bashku për të promovuar ndërtimin e sistemit të drejtë dhe racional të qeverisjes globale të klimës me përfitime të përbashkëta, dhe të garantojnë të drejtat e ligjshme të zhvillimit të vendeve në zhvillim, shtoi ai.

Mbi marrëdhëniet dypalëshe, Wang vuri në dukje se, nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shtetit, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. 

Wang uroi Emiratet e Bashkuara Arabe për pjesëmarrjen në familjen e BRICS-it si pjesë e grupeve të para të vendeve të reja anëtare, duke thënë se kjo do të ofrojë gjallëri të re për bashkëpunimin e BRICS-it dhe perspektiva të reja për partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Emiratet e Bashkuara Arabe.