Takime me Xi Jinping-un: Edhe 9 vjet më vonë, ende më mbante mend
2023-09-27 17:13:38

Xi Jinping: Gjaku i tipit Rh-negativ është shumë i rrallë në Kinë dhe quhet si “gjaku i pandës”. Studenti nga Kazakistani Ruslan është me këtë tip gjaku. Gjatë studimit në Universitetin e Hainan-it, Ruslani mori pjesë në dhurimin falas të gjakut qysh prej vitit 2009. Ai e bënte dy herë në vit këtë, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve për disa të sëmurë kinezë dhe duke dhënë kontributin e vet.

Ruslan Tulenov nga Kazakistani: E mbaj mend shumë qartë që ishte viti 2013, kur isha në Hainan dhe kryetari Xi përmendi historinë time. Edhe nëntë vjet më pas, ai kishte ende mbresa dhe më mbante mend.