Foto nga VCG
Një platformë e të dhënave të mëdha për menaxhimin e pemëve të lashta dhe të famshme në të gjithë Kinën u lançua të hënën në kontenë Huangling, provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore.
Platforma synon të lehtësojë menaxhimin inteligjent të pemëve të lashta dhe të famshme të vendit dhe përfshin të dhëna nga sondazhi i dytë kombëtar i këtyre pemëve, i cili u bë publik në vitin 2022, shkruan “Xinhua”.
Ajo u lançua nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, për të rritur ndërgjegjësimin publik për nevojën për të mbrojtur pemët e lashta.
Pemët e famshme përkufizohen si pemë që kanë vlerë historike ose kulturore. Sondazhi i vitit 2022 regjistroi mbi 5.08 milionë pemë të lashta ose të famshme në Kinë, duke përfshirë pesë pemë, të gjitha në provincën Shaanxi, që janë mbi 5000-vjeçare.
Ceremonia publikoi gjithashtu rezultatet e një sondazhi në internet të 100 pemëve më të bukura të lashta dhe 100 grupeve më të bukura të pemëve të lashta në Kinë. (Irma)