Rusia synon të rizgjidhet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së
2023-09-27 12:27:55

Foto nga VCG

Rusia pritet të garojë muajin e ardhshëm me Shqipërinë dhe Bullgarinë për t’u rizgjedhur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, nga ku u përjashtua në prill të vitit të shkuar pas nisjes së konfliktit në Ukrianë. 

Mediat e huaja, cituar nga “RTSH”, raportojnë se Rusia po përpiqet të rikthehet në këshill dhe u ka shpërndarë një letër vendeve anëtare të OKB-së, për t’i bindur ato të votojnë pro. 

Në letër, Rusia ka premtuar të gjejë zgjidhje të duhuara për çështjet e të drejtave të njeriut dhe se nuk do të lejojë që këshilli të bëhet një mjet që i shërben vullneteve politike të një grupi vendesh.  

Diplomatë të ndryshëm në OKB bëjnë të ditur se Rusia ka ndërmarrë një fushatë agresive për t’u rifutur në këshill, duke iu ofruar vendeve të vogla drithë dhe armë në këmbim të votës në favor të saj. 

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së e ka selinë në Gjenevë dhe përbëhet nga 47 anëtarë, secili prej të cilëve zgjidhet për një mandat trevjeçar. 

Në zgjedhjet e ardhshme, që mbahen më 10 tetor, 17 shtete garojnë për 15 vende në këshill. Rusisë do t’i duhet të përballet me Shqipërinë dhe Bullgarinë për dy vendet që i rezervohen vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Në votim do të marrin pjesë 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (Irma)