Komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit vlerësohet lart nga personalitete europiane
2023-09-27 16:56:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

2023 është 10-vjetori i paraqitjes së konceptit “Komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit” nga kryetari i shteti i Kinës Xi Jinping. Më 26 shtator, zyra e informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi librin e bardhë “Bashkëndërtimi i komunitetit të fateve të përbashkëta: Nisma dhe veprimet e Kinës”, ku janë shtjelluar në mënyrë të gjithanshme përmbajtjet dhe frytat e procesit të ndërtimit të komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit. Për këtë, shumë personalitete në Europë u shprehën që në një botë me ndryshime të ndërlikuara, koncepti i tillë i paraqitur nga Kina është projekti me mençurinë kineze që kontribuon për reformë në sistemin e administrimit global.

 

Kryetarja e parlamentit të Malit të Zi, Danijela ĐUROVIĆ u shpreh që komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit është me synim të ndërtohet një të ardhme të bukur të njerëzimit nëpërmjet ruajtjes së paqes dhe nxitjes së zhvillimit të përbashkët. Në dekadën e fundit, ky koncept është futur thellë në zemrat e njerëzve dhe po tregon gjithnjë e më shumë një fuqi të madhe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Ish-drejtori i çështjeve europiane dhe ndërkombëtare të shtetit Hessen të Gjermanisë, Dr.Michael Borchmann u shpreh që në gjuhën gjermane ka një fjalë “Königsweg”. Në histori, kjo kuptohej si rruga e ndërtuar për mbret, ndërsa tani, kuptimi i saj është “rruga më e mirë dhe më e mundshme për zgjidhjen e problemit”. Për zgjidhjen e sfidave gjigante që përballon bota e sotme, ka vetëm një rrugë: Komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit që është paraqitur nga Kina.

 

Në 10 vjet qysh prej paraqitjes së këtij koncepti, për 6 vjetë me radhë ai është përfshirë në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe është përfshirë shumë herë në rezoluta o deklarata të mekanizmave shumëpalëshe, si Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait dhe  BRICS, duke fituar mirënjohje dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, posaçërisht vendet në zhvillim. Ndërkohë, edhe nismat globale për zhvillim, siguri dhe civilizim kanë patur reagime aktive nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtorja e institutit shqiptar për globalizim, Marsela Musabelliu u shpreh që një perspektivë globale dhe perspektivë ndërkulturore mund të rrisin tolerancën dhe mirkuptimin e njerëzve. Në fund, ne do të kuptojmë se pavarësisht nga jemi apo nga vijmë, ne të gjithë jemi të ngjashëm. Sa më shpejt e kuptojmë këtë, aq më herët njerëzimi do të arrijë në bashkim.

 

Studiuesi i laboratorit të BRICS-it pranë institutit ekonomik shoqëror të Italisë, Fabio Massimo Parenti u shpreh që ndërtimi i komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit do të bëhet kërkesa urgjente e njerëzimit. Për këtë, duhet të kemi dialog, mirëkuptim, hapje dhe trajtimeve të barabarta, sigurisht duhet të respektohen rrugët e zhvillimit me kultura të ndryshme. (Jiang Lei)