VCG
Kina ka publikuar një plan për të ndryshuar më tej sistemin e zotërimit të përbashkët të pyjeve, me qëllim që të shtohen të ardhurat e fermerëve dhe të promovohet rritja e gjelbër.
Sipas këtij plani, i cili është publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, Kina do të ketë si objektiv të formojë një sistem kolektiv të zotërimit të pyjeve me pronësi të qartë, përgjegjësi e të drejta të unifikuara, mbrojtje strikte, funksionim të rregullt dhe mbikëqyrje efektive deri në vitin 2025.
Mbi këtë bazë, do të zbatohen një sërë masash, që përfshijnë zgjerimin e funksionimit të industrisë pyjore në shkallën e përshtatshme, promovimin e menaxhimit shkencor dhe efikas të burimeve dhe diversifikimin e mënyrave për të shtuar vlerën e pyjeve në zotërim, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë ekologjike të pyjeve dhe shtimin e të ardhurave të fermerëve.
Sipas këtij plani, do të fillojnë nga zbatimi projektet për të përmirësuar cilësinë e pyjeve dhe për të promovuar metodat efikase të menaxhimit, teksa do të krijohen industritë e gjelbra, si turizmi ekologjik, masat e ruajtjes së shëndetit të pyjeve dhe edukimi mbi mjedisin, për të ruajtur burimet dhe ekologjinë e pyjeve.
Plani nxit edhe nismat për të hulumtuar e zhvilluar mekanizmat për të njohur vlerën e produkteve ekologjike, si edhe për të inkurajuar institucionet financiare që të ofrojnë mbështetje me kredi për industrinë pyjore. (Xu Guang)