Foto nga VCG
Kina do të shtojë përpjekjet për ruajtjen e tokës së zezë, një burim i çmuar i tokës i shpërndarë kryesisht në provincat verilindore të vendit dhe në pjesën lindore të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, njoftoi Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.
Zëdhënësi i ministrisë, Liu Youbin, deklaroi në një konferencë shtypi se ministria do të forcojë më tej përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin mbi burimet e ndotjes së tokës në tokën bujqësore dhe do të hetojë e ndëshkojë sipas ligjit aktivitetet që dëmtojnë tokën e zezë, në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e burimit të tokës.
Nëpërmjet ligjit për mbrojtjen e tokës së zezë, i cili hyri në fuqi në gusht 2022, vendi kërkon përmirësimin e cilësisë së tokës së zezë. (Irma)