Denaj: Qeveria do të vijojë mbështetjen e fermerëve me subvencione për të nxitur konkurrueshmërinë në prodhim
2023-09-27 11:53:15

Vreshta (Foto Agroweb)

Vreshta (Foto Agroweb)

Sfidë për fermerët që të jenë sa më konkurrues është bashkimi për të zgjeruar kapacitetet prodhuese dhe për të kapur tregje më të mëdha. Pikërisht për këtë ka ardhë thirrja e parë nga Ministrja e re në krye të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj teksa takoi fermerët në Malësinë e Madhe.

“Ta nisësh nga Shkodra, për gjithçka që ajo ofron, për të gjithë kapitalin natyror, që ajo ka ende të pa shfrytëzuar, por edhe kapitalin njerëzor, mendoj se është një mesazh për të treguar se sa punë ne kemi ende për të bërë, përtej nevojës për të vlerësuar edhe punën e bërë deri tani. Marr shkas, të shprehem kështu, sepse këtu ku jemi, është një shembull frymëzimi i asaj që ndodh përditë me punën e ndershme të atyre që kanë ardhur edhe nga jashtë dhe kanë sjellë kapitalet e tyre, duke investuar në liqenin e Shkodrës, në një nga agroturizmet më të bukur dhe të famshëm të zonës që mund të ekzistojë. “- tha Denaj.

Një potencial për zonën është vreshtaria ku duhet të ketë një fokus nga fermerët.

Ministrja Denaj (Foto Ministria e Bujqesise )

Ministrja Denaj (Foto Ministria e Bujqesise )

“Sot kuptuam që ka një potencial shumë të madh, të zhvillimit sidomos të vreshtarisë, në disa zona. Të cilat kanë qenë në kohën e mëparshme krenarie, por si rezultat i problemeve të pronësisë dhe segmentimin që nuk i bëmë bashkë të gjithë dhe nuk është ti rikthehemi formateve të vjetra por idea është të bëjmë bashkë zërin. Kemi një zë më të fortë bashkë me qeverinë për të negociuar kontrata të mira që të gjithë i respektojnë. Të punojmë të gjithë bashkë dhe për sigurinë tonë.”- u shpreh Denaj.

Sipas ministres, qeveria do të vijojëmbështetjen me subvencione, çka pritet të sjellë konkurrueshmëri në prodhim. Denaj theksoi se kulinaria në rajonin verior është atraksion turistik.

Takimi me fermerët (Foto Ministria e Bujqesise)

Takimi me fermerët (Foto Ministria e Bujqesise)

“Në këtë qark 70% e produkteve shkojnë nga ferma tek turizmi e familjet dhe 83% e këtyre produkteve janë organike. Ky është një lajm shumë i mirë që e bën kulinarinë shqiptare të jetë një atraksion turistik dhe nesër vizitorët e huaj të mos vijnë vetëm për bregdetin, por të vijnë edhe për ushqimin. Së dyti 51% janë pronar fermash me moshë 45 vjeç dhe shumica e tyre janë që mund të kene qenë në emigrim.”

Fuqia punëtore sidomos në zonat e thella, është një problematike e pashmangshme.

“Unë e di çështjen e fuqisë punëtore, sepse nuk i ndodh vetëm sektorit të bujqësisë është problematikë, por ama duhet të kuptojmë që fermerët duhet të paguhen, jo në të zezë, sepse skema e sigurimeve shoqërore për fermerën janë shumë të ulta, por duhet të paguhet në mënyrë të denjë të menjëhershme.”

Denaj u ndal në tre mesazhe kryesore për komunitetin rural verior, teksa vlerësoi punën e palodhur dhe të përditëshme  të fermerëve dhe solli në vëmendje fuqinë dhe rolin e rëndësishëm të gruas në ekonominë rurale

Ministrja Denaj (Ministria e Bujqesise)

Ministrja Denaj (Ministria e Bujqesise)

“Së fundmi dua të flas për fuqinë e gruas 60% e gjithë fuqisë në çfarë do lloj funksioni, në fushë, përpunim, prodhim është gruaja. Unë dua t’i falenderoj ato, sepse nuk është i lehtë angazhimi i gruas rurale edhe në të gjitha angazhimet e tjera familjare. Dua t’ju inkurajoj në mbështetjen e grave rurale, që ta shohim këtë si një punë të përbashkët për të gjithë bashkë.”

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së parë që ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  Anila Denaj, zhvilloi në Shkodër,  pas marrjes së detyrës si ministre, ku u takua me komunitetin e peshkatarëve dhe diskutoi ecurinë e punës së tyre, parashtrimin dhe ndjekjen e problematikave me të cilat ndeshen ata.