Gazetari: ShBA-ja e shpërtheu "Nord Stream"-in për të ruajtur epërsinë e vet në Evropën Perëndimore
2023-09-27 19:44:43

Gazetari amerikan fitues i çmimit "Pulitzer", Seymour Hersh, tha kohët e fundit në një artikull hetimor se ShBA-ja e shpërtheu tubacionin "Nord Stream" vetëm për të ruajtur "epërsinë afatgjatë në Evropën Perëndimore" dhe jo për ndalimin e krizës në Ukrainë.

Artikulli i Hersh-it u publikua të martën, saktësisht një vit pasi tubacionet e gazit u gjetën të shpërthyera në detin Baltik. Hersh, duke cituar një zyrtar anonim, identifikoi si ideator të shpërthimit Uashingtonin, duke thënë se e bëri këtë nën një "mbulim të bukur".

"Burrat dhe gratë amerikane që lëvizën, nën fshehtësi, brenda ose jashtë Norvegjisë në muajt që u deshën për të planifikuar dhe zbatuar shkatërrimin e tre ndër katër tubacioneve 'Nord Stream' në detin Baltik para një viti, u larguan pa lënë asnjë gjurmë, asnjë shenjë të ekzistencës së ekipit, përveç suksesit të misionit të tyre," shkruan gazetari investigativ 86-vjeçar në këtë artikull.

"Mund ta quani krimin perfekt."

Rrjedhje gazi në tubacionin e gazit Nord Stream 2 jashtë ishullit Danez Baltik të Bornholm/CFP

Në shtator të vitit 2022, një sërë shpërtimesh në thellësi të detit shkaktërruan tre ndër katër tubacionet nënujore të gazsjellësit "Nord Stream", të projektuar për të dërguar gazin rus drejt e në Evropën Perëndimore. Bombardimi i tubacioneve të "Nord Stream 1" dhe "Nord Stream 2" ka mbetur si një mistër e pazgjidhur.

Këta gazsjellës kanë qenë objekt i kritikave nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, që janë të shqetësuar se ky projekt infrastrukturor shton varësinë e Evropës nga gazi rus, gjë që "përbën rrezik" për sigurinë energjetike të kontinentit.

Zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë çdo lidhje me sabotimin e këtyre projekteve me vlerë prej miliarda dollarësh. Suedia dhe Danimarka, ku ndodhën shpërthimet, kanë arritur në përfundimin se shpërthimet ishin të qëllimshme, por nuk thanë se kush mund të jetë përgjegjes.

Në këtë artikull, Hersh citoi komentet e Biden-it në shkurtin e vitit të kaluar në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz: "Nëse Rusia mësyn, domethënë nëse tanket dhe trupat kalojnë ... kufirin e Ukrainës përsëri, nuk do të ketë më 'Nord Stream 2'. Ne do t'i japim fund."

Kur u pyet si mund të bënte këtë gjë, meqenëse gazsjellësi ishte nën kontrollin e Gjermanisë, presidenti i ShBA-së tha: "Ne do ta bëjmë, ta premtoj, do të jemi në gjendje ta bëjmë."

Sipas Hersh-it, CIA kishte atëherë një "plan të fshehtë në proces". "Me ndihmën e Norvegjisë, CIA e bëri këtë punë dhe gjeti një mënyrë që të bënte çfarë Shtëpia e Bardhë e Biden-it donte t'u bëhej këtyre tubacioneve," shkroi ai. (Xu Guang)