Suedia në NATO, presidenti Erdogan premton mbështetjen e Turqisë, por me kusht
2023-09-27 17:01:31

Foto nga VCG

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Parlamenti turk do ta mbajë premtimin për të mbështetur kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse SHBA-ja hap rrugën për shitjen e avionëve luftarakë F-16 Turqisë.

“Nëse SHBA-ja e mban premtimin, edhe parlamenti ynë do të mbajë”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan theksoi se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, negociuan së fundmi këtë çështje, shkruan “ATSH”.

Parlamenti turk kthehet nga pushimet verore në fillim të tetorit. Nuk është ende e qartë se kur do të votohet për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Suedisë i mungon miratimi i Turqisë dhe i Hungarisë.

Turqia kërkon të modernizojë flotën e saj ekzistuese F-16.

SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga një projekt për prodhimin e avionit luftarak F-35, pasi vendi bleu sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 në vitin 2017. (Irma)