Foto nga VCG
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se nuk ka urgjencë për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO dhe bëri thirrje për respekt nga vendi nordik.
Gjatë fjalës së mbajtur në Parlamenti, Orban tha se nuk ka urgjencë nga qeveria për të nxitur mbështetjen në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO dhe shtoi se siguria e Suedisë nuk është nën kërcënim, shkruan “Xinhua”.
Çështja e anëtarësimit të Suedisë në NATO është diskutuar për më shumë se një vit. Brenda aleancës ushtarake, vetëm Parlamentet turke dhe hungareze nuk kanë miratuar ende anëtarësimin e vendit nordik.
Divergjencat midis Hungarisë dhe Suedisë janë përshkallëzuar javët e fundit pas shfaqjes së një filmi në shkollat suedeze, duke e paraqitur Hungarinë si një shembull të keq të demokracisë në Bashkimin Evropian.
Të enjten, Mate Kocsis, kreu i grupit të partisë Fidesz të Orbanit, tha se shanset që Parlamenti hungarez të votonte për Suedinë në sesionin aktual të vjeshtës ishin të ulëta. (Irma)