Foto nga VCG
Ambasadori Chen Xu, Përfaqësues i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, mbajti të hënën një fjalim në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Ai vlerësoi përpjekjet e Venezuelës për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të njëanshme shtrënguese ndaj këtij vendi.
Chen Xu tha se Kina vlerëson përpjekjet dhe arritjet e qeverisë venezueliane në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë dhe popullin venezuelian në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe dinjitetit kombëtar, dhe në përmirësimin e nivelit të jetesës. Kina po ashtu do ta përkrahë Venezuelën në ndjekjen e një rruge zhvillimi të të drejtave të njeriut që është në përputhje me kushtet kombëtare të këtij vendi amerikanojugor, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të popullit venezuelian.(Çang Çuo)