Ambasada e Kinës në Shqipëri organizon pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës
2023-09-27 16:50:15

Foto nga CMG

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, në nisje të Javës së Kulturës Kineze, një nismë e iniciuar nga Ministria shqiptare e Kulturës.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin në fjalën e tij tha se vitet e fundit marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, me të dy vendet që përballen me mundësi të reja bashkëpunimi në kuadër  të nismës “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Dashuria dhe miqësia mes dy popujve qëndron si një interpretim i gjallë i poemës kineze “Sado larg nga miqtë jemi, porsi komshinj të mirë i kemi”,- deklaroi Wang.

Ai kujtoi se këtë vit të dy vendet nënshkruan marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Turistik, duke hapur rrugën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe.

“Të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve, të cilat do të nxisin shkëmbimet mes njerëzve dhe do të injektojnë dinamizëm të ri në zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe”,- deklaroi i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin.

Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin edhe kryetari i Grupit kuvendor të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Bardhyl Kollçaku, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ish-diplomatë, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Keti Luarasi, përfaqësues të komuniteteve fetare.

Dita Kombëtare e Kinës është më 1 tetor, që përkon dhe me mbylljen e Javës së Kulturës kineze në Tiranë. (Irma)