BE-ja kufizon shitjen e mikroplastikës
2023-09-27 14:43:37

Foto nga VCG

Komisioni Evropian ka kufizuar shitjen e mikroplastikës dhe produkteve që lëshojnë qëllimisht mikroplastikë gjatë përdorimit, thuhet në një njoftim për shtyp, cituar nga “DPA”, përcjellë nga “ATSH”.

Rregullat e reja do të ndihmojnë në parandalimin e lëshimit të gjysmë milioni tonë mikroplastikë në mjedis.

“Rreth 42.000 tonë mikroplastikë të shtuara qëllimisht në produkte lëshohen në mjedis në Bashkimin Evropian çdo vit. Ndalimi i mikroplastikës së shtuar qëllimisht trajton një shqetësim serioz për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Mikroplastikët gjenden në dete, lumenj dhe në tokë, si dhe në ushqim dhe ujë të pijshëm”, tha eurokomisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevičius.

Sipas tij, kjo masë ka të bëjë me grimcat shumë të vogla, por është një hap i madh drejt reduktimit të ndotjes së shkaktuar nga njeriu. (Irma)