Foto nga VCG
Emigrantët me ngjyrë dhe hispanikët përballen me diskriminim më të madh në ShBA, sipas një sondazhi të ri që përfshiu 3358 imigrantë në moshë madhore.
Kujdesi shëndetësor është një sfidë e tyre. Një në pesë emigrantë shmangën ose zvarritën trajtimet shëndetësore vitin e kaluar, shpesh për shkak të mungesës së fondeve ose sigurimit shëndetësor. Dhe përvojat e tyre me personelin mjekësor nuk janë gjithmonë pozitive.
Sondazhi i organizatës KFF dhe gazetës Los Angeles Times, u krye midis 10 prillit dhe 12 qershorit të vitit 2023. Të anketuarit u intervistuan me telefon, postë dhe përmes internetit dhe kishin mundësin t’u përgjigjeshin pyetjeve në 10 gjuhët më të folura në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë gjuhët angleze, spanjolle, kineze, koreane, vietnameze, portugeze, kreole, arabe, frënge dhe tagalog.