Kryeministri hungarez: Pakti i Emigracionit i BE-së ka dështuar
2023-09-27 14:42:03
Foto nga VCG
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se Pakti i Emigracionit i Bashkimit Evropian ka dështuar.
“Në kufirin jugor të Hungarisë, dhuna është në rritje pasi emigrantët e paligjshëm qëllojnë me armë automatike gjatë natës”, bëri të ditur Orban, shkruan “Ansa”, citon “ATSH”.
Sipas kryeministrit Orban, deri më tani, Hungaria ka parandaluar 128.000 kalime të paligjshme kufitare, me 168 sulme serioze kundër patrullave kufitare. (Irma)
Lajmet Kryesore