Kina do të përshpejtojë vitalizimin dhe inovacionin e industrisë së farërave
2023-09-26 14:05:52

Foto nga VCG

Kina do të promovojë më tej vitalizimin dhe inovacionin e industrisë së farave, në bazë të progresit aktual, dekalroi Zeng Yande, një zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, citon “CGTN”.

Sipas tij, vendi do të përshpejtojë kultivimin e burimeve cilësore të mikroplazmës, do të promovojë risitë në industrinë e farave dhe do të mbështesë ndërmarrjet kryesore në këtë sektor.

Përveç kësaj, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar kapacitetin e bazave të industrisë së farave dhe për të rritur mbrojtjen e pronësisë intelektuale brenda industrisë, tha Zeng, duke shtuar se Kina do të përpiqet të arrijë një normë garancie të furnizimit me fara prej 80 për qind në bazat e nivelit kombëtar në vitin 2025.

Për më tepër, do të merren një sërë masash për të përshpejtuar kultivimin e një grupi të varieteteve që nevojiten urgjentisht.

Ai theksoi se masa të tilla, të cilat përfshijnë lëshimin e katalogut të burimeve të mikroplazmës bujqësore të disponueshme për përdorim, do të mbështesin më tej zhvillimin e kompanive udhëheqëse dhe platforma të përfshira në industri. (Fatosi)