Sistemi i navigimit “BeiDou” i Kinës forcon kërkimin mbi zogjtë shtegtarë
2023-09-26 11:24:15

Foto nga VCG

Në Rezervatin Natyror Kombëtar Jiangxi Nanfengmian, në provincën Jiangxi të Kinës lindore, studiuesit janë të zënë duke vëzhguar grupimin e zogjve gjatë periudhës së tyre të migracionit nga shtatori në tetor, shkruan “CGTN”.

Gjurmimi i shpendëve, e cila përfshin ngjitjen e etiketave të personalizuara në këmbët ose krahët e zogjve, është një nga teknikat më të vjetra për të kontrolluar lëvizjet dhe historinë e jetës së zogjve.

Këtë vit, stafi i rezervatit po aplikon teknologjinë e Sistemit Satelitor të Navigimit BeiDou (BDS) të Kinës për brezat e shpendëve.

Disa nga zogjtë janë pajisur me pajisje pozicionimi të projektuara posaçërisht, të cilat janë mjaft të vogla dhe të lehta, për mos të ndikuar në fluturim apo pushim.

Këto pajisje do të dërgojnë vazhdimisht të dhëna të ndryshme te serverët, duke u mundësuar studiuesve të analizojnë rrugët e migracionit, vendet e ndalimit dhe kohën e migrimit, sipas një zyrtari të rezervatit natyror.

Deri më tani janë etiketuar 614 zogj dhe 36 prej tyre janë pajisur me gjurmues “BeiDou”. (Fatosi)