Qeveria amerikane mund të mbyllet brenda dy javësh
2023-09-26 11:37:06

Foto nga VCG

Rrjeti televiziv NBC njoftoi të dielën që ShBA-ja përballet me mundësinë e mbylljes së qeverisë federale brenda dy javësh, pasi Kongresi i ShBA-së ka vështirësi të arrijë  konsensus mbi projektligjin e shpenzimeve afatshkurtra. Ekonomistët paralajmërojnë se kjo mbyllje mund të ketë ndikim mbi ekonominë amerikane gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023.

Qeveria amerikane aktualisht ka shumë projektligje buxhetore në diskutim, por asnjëri prej tyre nuk po miratohet nga të dy dhomat e Kongresit. Ligjvënësit kanë kohë deri në mesnatën e 30 shtatorit për një marrëveshje. Nëse s'mund të arrijnë marrëveshje, nuk do të ketë fonde për departamentet qeveritare. Me mbylljen e qeverisë miliona punonjës federalë do të jenë në gjendje të vështirë financiare.

Mark Zandi, kryeekonomist në "Moody's Analytics", u shpreh:  "Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon deri në fund të vitit, ekonomia amerikane do të pësojë një ulje të madhe".(Çang Çuo)