Foto nga VCG
Kina ka rritur bashkëpunimin me Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Orizit për të promovuar cilësinë e varieteteve të orizit, njoftoi Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS), citon “Xinhua”.
Një total prej 49 varietetesh orizi, ku secila rritet në një sipërfaqe prej më shumë se 10 milionë mu (mbi 666.000 hektarë) janë kultivuar bashkërisht nga Kina dhe instituti, gjatë 25 viteve të fundit, sipas CAAS.
Rezultate të frytshme janë arritur edhe në kontrollin e dëmtuesve të orizit, si dhe në metodat e mbjelljes dhe prodhimit të orizit si pjesë e këtij bashkëpunimi.
Në të ardhmen, organizatat kineze kërkimore do të startojnë nisma bashkëpunimi me institutin global në fusha si kërkimi dhe zhvillimi i varieteteve të orizit, si dhe kultivimi i varieteteve të reja të orizit, shtoi CAAS. (Fatosi)