Emigracioni/ Gjermania, Polonia dhe Çekia diskutojnë mbi kontrollet kufitare
2023-09-26 10:50:03

Foto nga VCG

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka nisur bisedimet me Poloninë dhe Republikën Çeke për vendosjen e masave të mundshme shtesë të policisë kufitare, tha zëdhënësi i saj, njofton “ATSH”.

Zëdhënësi tha se bisedimet kanë në qendër vendosjen e një pranie të policisë gjermane në të gjithë zonën kufitare, e cila do të ishte në gjendje të kryente kontrolle, nëse është e nevojshme, siç bën Gjermania për shembull me Zvicrën, me masa të përbashkëta të policisë kufitare.

Një marrëveshje e ngjashme po diskutohet tani me Republikën Çeke dhe Poloninë, me synimin për të kapur më shumë trafikantë njerëzish. (Fatosi)