Kina përfundon shpimin në një fushë nafte prej 100 milionë tonësh
2023-09-26 10:46:40

Foto nga CMG

Ka përfunduar projekti i shpimit në fushën e naftës Kenli 6-1, me rreth 100 milionë tonë rezerva në detin Bohai, njofton “CGTN”.

Prodhimi në fushën e naftës tani ka arritur afro 10,000 metra kub prodhim bruto në ditë.

Projekti historik përbëhet nga tre blloqe me nëntë platforma shpimi që kanë shpuar gjithsej 177 puse, programi më i madh i shpimit në det të hapur në Kinë deri më sot për sa i përket shkallës, shpejtësisë dhe numrit të platformave.

E vendosur në ujërat jugore të Bohait me një thellësi mesatare prej 19 metrash, fusha Kenli 6-1 me ujë të cekët është zbulimi i parë në Kinë që tejkalon 100 milionë tonë në zonën Laibei të detit Bohai. (Fatosi)