Kina dhe BE-ja zhvillojnë bisedime të hapura dhe pragmatike mbi çështjet tregtare
2023-09-26 15:09:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, Kina dhe Bashkimi Europian (BE) zhvilluan komunikim të hapur e pragmatik mbi çështjet si makroekonomia, tregtia dhe investimet, zinxhirët industrialë e të furnizimit dhe bashkëpunimi financiar. Të dy palët kanë arritur një sërë rezultatesh dhe konsensusesh me përfitime të ndërsjella.

 

Gjatë dialogut të 10-të ekonomik dhe tregtar të nivelit të lartë Kinë-BE të zhvilluar në Pekin, zv.kryeministri kinez He Lifeng tha se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të zbatuar plotësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy palëve dhe që të çojë partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-BE në një nivel të ri.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

He Lifeng, që është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, bashkëkryesoi bisedimet me Valdis Dombrovskis, zv.presidentin ekzekutiv të Komisionit Evropian.

 

Zv.kryeministri kinez vuri në dukje se viti 2023 shënon 20-vjetorin e vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE.

 

Foto nga siti i Komisionit Europian

Foto nga siti i Komisionit Europian

Kina, sipas tij, do të punojë me BE-në për të konsoliduar bashkëpunimin në fushat tradicionale, duke eksploruar aktivisht fushat e reja të bashkëpunimit e duke trajtuar së bashku sfidat globale.

 

Dombrovskis tha që BE-ja është e gatshme të punojë me Kinën për të shtuar bashkëpunimin pragmatik mbi çështjet tregtare e ekonomike dhe që të çojë përpara zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve BE-Kinë.(Jiang Lei)