Korça, skena e Festivalit të Filmit të Shkurtër
2023-09-26 09:43:26

Foto nga facebook

Foto nga facebook

Korça Short Film Festival u mbajt nga 18 deri më 22 shtator në Kinema “Majestic”, salla më e vjetër e kinemasë në qytetin juglindor, që u tentua të rivihej në funksionim me këtë rast. Për edicionin e 10-të të festivalit u përzgjodhën 35 filma nga 23 vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga vendet evropiane, por edhe nga SHBA, Kolumbia, Katari, Afrika e Jugut dhe Kina. Filmat u përzgjodhën me kujdes dhe 99 përqind e tyre u shfaqën për herë të parë në Shqipëri.

Foto nga  Facebooku i Festivalit te filmit

Foto nga  Facebooku i Festivalit te filmit

Në këtë edicion të festivalit publiku ndoqi dhe shfaqjen speciale “Made in Germany” nga “Oberhausen on Tour”. Oberhausen Film Festival është festivali i filmit me metrazh të shkurtër, më i vjetri në botë i themeluar në vitin 1954. Rreth 99 përqind e filmave janë premiera kombëtare, të cilat u titruan në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Në jurinë e festivalit merrnin pjesë: Ilija Piperkoski nga Maqedonia e Veriut, Lulzim Hoti nga Kosova dhe Florenc Zerallari nga Shqipëria. Nata e parë e Festivalit nisi me shfaqjen e 10 filmave më të ndjekur vitet e fundit në Gjermani për artdashësit korçarë, ndërkohë që për 4 netë me radhë u shfaqën filmat e tjerë konkurrues. Filmat trajtojnë tematika të ndryshme dhe kryesisht janë të xhiruara në vende të ndryshme të Evropës.

Foto nga facebooku

Foto nga facebooku

Në Shqipëri filmi i shkurtër si zhanër nuk njihej shumë, ndërsa në vende të ndryshme, pjesë e këtyre filmave janë bërë autorë të cilët më parë kanë interpretuar në filma me metrazh të gjatë.

Drejtori i festivalit Gledis Bica theksoi për mediat: “Çdo vit filmat janë të ndryshëm, ne nuk kemi një temë të përcaktuar, por janë të përzgjedhur nga kualiteti. Larmishmëria është e madhe, kryesisht nga Evropa. Janë 35 filma nga 23 shtete të ndryshme dhe filmi është kryesor për ne. Filmi me metrazh të shkurtër është ende jo shumë i njohur dhe i perceptuar në Shqipëri, jemi mësuar me filmin me metrazh të gjatë”. Ne shpresojmë shumë që institucionet shtetërore të kthejnë vëmendjen tek të gjitha aktivitetet kulturore në vend. Qëllimi ynë është që edukimin nëpërmjet filmit ta shtrijmë gjatë gjithë vitit. Kemi nisur një projekt të edukimit të nxënësve të shkollave të mesme dhe shpresojmë që lëndën e filmit dokumentar synojmë që ta vendosim si lëndë mësimore”

Foto nga  facebook

Foto nga  facebook

Festivali i Filmit të Shkurtër solli  për publikun produksionet e fundit të kinemasë botërore. Nga 700 aplikime u përzgjodhën 35 filma, nga 23 vende të botës, ndër të cilat 5 filma ishin shqiptarë, e shumta nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe Kina, Venezuela, Kolumbia dhe Katari. Ashtu edhe si në edicionet e kaluara, filmat janë të zhanreve fiction, dokumentarë dhe të animuar, ndërsa garohej në garën ndërkombëtare, kombëtare dhe studentore.

Foto  nga facebooku

Foto  nga facebooku

Këtë vit në Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Korçë  mori pjesë  dhe autor kinez Xiuzhi Dong me filmin “Langue”, i cili vinte si përfaqësues i shkollës American Film Insitute. Filmi hedh një shikim të ndjeshëm në jetën e përditshme të dy familjeve në Langue, një qytet i vogël në Honduras. Me portrete të jetës rurale, rrugëve të pista, shtëpive të borës, shkatërrimit të pyjeve dhe thatësirës, filmi trajton dualitetin e mënyrave se si çështjet shoqërore ndërtojnë dhe ndikojnë tek fëmijët-një rrethanë që sjell peshën e mbijetesës tek fëmijët si një kontrast ndaj harmonisë dhe ngrohtësisë.

Foto nga facebook

Foto nga facebook

Në mbyllje të festivalit juria nderoi me çmime filmat më të mirë të këtij edicioni.  Çmimi Best National Short Film iu dha filmit  “Prishtinë 2002” nga  Trëndelinë Halili, Kosovë. Çmimi Best International Short Film iu dha “Radio Silence” nga Kerren Lumer -Klabbers , nga Danimarka. Çmimi Best Student Short Film “The other and of the street” , nga Kalman Nagy, Hungari, Austri Çmimi Best Short Film iu akordua “Bellus” nga Alexis Pazoumian, Francë. Çmimi Audience Aword Short Film “Richter” iu dha regjizorit shqiptar  Koloreto Cukali

Sava Lena