Pekini në krye të industrisë së automjeteve inteligjente
2023-09-26 11:01:53

Foto nga VCG

Automjetet e lidhura inteligjente janë një fokus strategjik për riformësimin e sektorit global të automjeteve dhe zotërimi i teknologjive të tyre thelbësore në këtë fushë është thelbësor për industrinë e automobilave të Kinës, thanë zyrtarët në Konferencën Botërore të Automjeteve të Lidhura Inteligjente 2023, shkruan “China Daily”.

Statistikat tregojnë se më shumë se 20.000 kilometra rrugë testimi janë të disponueshme për këto makina në Kinë, me mbi 70 milionë km testime të përfunduara.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 42.4 për qind e automjeteve të reja të pasagjerëve kanë pasur funksione ndihmëse në drejtim.

Kryebashkiaku i Pekinit, Yin Yong, deklaroi gjatë konferencës se qyteti ka shfrytëzuar avantazhet e tij për zhvillimin e këtyre automjeteve.

Kryeqyteti kinez ka ndërtuar zonën e parë të lidhur në botë të demonstrimit të drejtimit autonom të kontrolluar dhe ka përfunduar tri faza të përmirësimeve të përsëritura, me seksione rrugore të disponueshme në një sipërfaqe prej 160 kilometrash katrorë. (Fatosi)