Polonia krijon korridore për tranzitin e grurit të Ukrainës
2023-09-26 11:11:25

Foto nga VCG

Polonia ka përgatitur korridoret tranzitore përmes të cilave Ukraina mund të eksportojë grurin e saj në vendet që kanë nevojë për të, deklaroi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, njofton “ATSH”.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën dhe vendet që kanë nevojë. Besoj se qeveria polake mori vendimin e duhur për të ruajtur ndalimin e shitjes së grurit ukrainas në tregun polak”, tha presidenti Duda.

Ai theksoi se falë punës së fermerëve, vendi ka arritur vetëmjaftueshmërinë.  (Fatosi)