Me rastin e 10-vjetorit të nismës "Një brez, një rrugë", të hënën, në Santiago të Kilit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Komisioni Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet i OKB-së organizuan bashkërisht Festivalin e Dokumentarëve të Kinës për vitin 2023, i cili paraqet konceptin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit e historitë lidhur me nismën "Një brez, një rrugë".
Në këtë aktivitet të shfaqjes së filmave, dokumentari i CGTN-it "Ndërtimi i ëndrrave në Oqeanin Blu" do të takohet për herë të parë me shikuesit. Ky dokumentar është regjistruar në Kinë dhe në gjashtë vende të Amerikës Latine. Në të shpjegohen thellësisht historia dhe rrëfimet mbi nismën "Një brez, një rrugë", si edhe shprehet vizioni i bukur për "mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë dhe zhvillimin me përfitime të përbashkëta" mes Kinës dhe Amerikës Latine. Në këtë veprimtari morën pjesë afro 100 zyrtarë nga Kili dhe Komisioni Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet i OKB-së, diplomatë të vendeve të Amerikës Latine në Kili etj.
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti në këtë aktivitet një fjalim, ku tha se në vitin 2013 presidenti kinez Xi Jinping paraqiti nismat e "Ndërtimit të përbashkët të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" dhe "Ndërtimit të përbashkët të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të", të njohura bashkërisht si "Një brez, një rrugë". Kjo nismë këmbëngul gjithmonë për parimet e diskutimeve të përbashkëta, ndërtimit të përbashkët e ndarjes së përbashkët, me qëllimin e nxitjes së harmonisë ndërmjet të gjitha vendeve që marrin pjesë në ndërtimin e "Një brez, një rrugë".
Sekretari ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet i OKB-së Manuel Salazar-Xirinachs shprehu kënaqësinë për bashkorganizimin e këtij festivali të filmit dokumentar. Ai theksoi se ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" i ka shtuar përmasa të reja multilateralizmit në sistemin ndërkombëtar dhe kontribuon për ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. (Xu Guang)