Inteligjenca artificiale në Kinë ndihmon në shërbimet shëndetësore
2023-09-26 11:04:12

Foto nga VCG

Sektori i inteligjencës artificiale në Kinë me rritje të shpejtë ka shtuar ritmin në adresimin e disa çështjeve të vjetra me të cilat përballet industria e kujdesit shëndetësor, njofton “CGTN”.

Sipas Shen Jianfeng, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit (NHC), për sa i përket inteligjencës artificiale mjekësore, Kina ka kryer aplikime në diagnozën dhe trajtimin e asistuar klinik, shërbimet inteligjente të shëndetit publik dhe menaxhimin inteligjent mjekësor, me rezultate konkrete të arritura.

“Komisioni Kombëtar i Shëndetit do të përmirësojë dizajnin e mekanizmit në lidhje me shërbimet mjekësore të inteligjencës dhe do të eksplorojë promovimin e tyre duke forcuar inovacionin bashkëpunues të teknologjisë shkencore dhe duke inkurajuar integrimin ndërindustrial, për të arritur një zhvillim të mirërregulluar”,- tha Shen.

“Mjekësia moderne, shkenca e jetës dhe shkenca inxhinierike janë shumë të integruara, gjë që promovon evolucionin e një modeli mjekësor nga mjekësia inxhinierike në mjekësinë inteligjente”,- tha Jin Li, akademik në Akademinë Kineze të Shkencave dhe drejtor i Kolegjit Mjekësor të Shangait të Universitetit Fudan.

Ai theksoi se inteligjenca artificiale luan një rol kryesor udhëheqës në këtë proces. (Fatosi)