Foto nga VCG
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se eksportet bujqësore shqiptare gjatë 8-mujorit të këtij viti shënuan rritje me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, ministrja Denaj njoftoi se eksportet bujqësore arrijnë në 38.4 miliardë lekë, nga 32.7 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhën të vitit 2022.
“Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030”, shkruan ministrja Denaj.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga konflikti ruso-ukrainas, përmes skemës kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit. (Fatosi)