Bullgaria dëbon tre përfaqësues të Kishës Ortodokse ruse
2023-09-25 16:15:03

Foto nga VCG

Bullgaria ka deportuar Vassian Zmeevin, përfaqësuesin e Kishës Ortodokse ruse në Bullgari, dhe dy kolegë të tij, të cilët ishin shtetas bjellorusë, shkruan “ATSH”.

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare (DANS) në deklaratën e saj bëri të ditur se të tre personat kryenin veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe interesave të Bullgarisë.

Atyre u janë anuluar lejet e qëndrimit dhe u është ndaluar hyrja në vend për pesë vjet.

Bjellorusia shihet si një nga aleatët kryesorë të Rusisë, veçanërisht në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, i nisur në shkurt 2022.

Javën e kaluar, edhe Maqedonia e Veriut e shpalli person “non grata” Zmeevin dhe tre diplomatë rusë që punonin në Ambasadën e Rusisë në Shkup.  (Fatosi)