Kryediplomati rus hedh poshtë planin e paqes prej 10 pikash të propozuar nga presidenti ukrainas
2023-09-25 11:02:56

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se plani i propozuar për paqen në Ukrainë, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, ishin të dyja jorealiste, njofton “RTSH”.

Lavrov foli pas një jave diplomacie intensive globale gjatë mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërore në selinë e OKB-së në New York, ku Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kërkuan të përforcojnë mbështetjen për Ukrainën gjatë konfliktit me Rusinë.

“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha Lavrov, lidhur me një plan paqeje prej 10 pikash të propozuar nga Ukraina. Sipas tij, konflikti do të zgjidhej në fushën e betejës nëse Ukraina dhe Perëndimi do të mbanin atë qëndrim.

Lavrov shtoi se Rusia u largua nga marrëveshja e grurit sepse nuk ishin realizuar premtimet e bëra ndaj saj, mes tyre heqja e sanksioneve ndaj një banke ruse dhe rilidhjen e saj me sistemin global SWIFT.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, promovoi shumë planin e tij të paqes prej 10 pikash. Këtë plan, Zelenski e ka diskutuar edhe me presidentin amerikan, Joe Biden. Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të mbajnë një samit të paqes globale, bazuar në planin e tij. (Fatosi)