Kryediplomati i BE-së: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën!
2023-09-25 11:57:55

Duhet të tregojmë të gjithë solidaritet me Italinë në një moment të vështirë, lidhur me ardhjet masive të emigrantëve në Lampedusa, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Sigurinw dhe Politikwn e Jashtme, Josep Borrell, citon “ATSH”.

“Bashkimi Evropian do të jetë në krah të Italisë”, theksoi Borrell.

Kryediplomati evropian konfirmoi nevojën për kontroll kufitar, me politika që shkojnë përtej masave të sigurisë dhe marrëveshje me vendet e origjinës dhe tranzitit që lejojnë emigracionin e rregullt dhe gjithashtu garantojnë dëbimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre.  (Fatosi)