SHBA: Përpjekjet pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë
2023-09-25 16:47:12

Foto nga VCG

Ndërsa kanë mbetur disa ditë për të miratuar buxhetin e ri të qeverisë amerikane, përplasjet mes republikanëve rrezikojnë funksionimin e plotë të qeverisë federale.

Përpjekjet e së dielës mes grupeve të ndryshme të republikanëve duket se nuk kanë patur sukses në arritjen e një marrëveshjeje për miratimin e një buxheti afatshkurtër deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për buxhetin vjetor të qeverisë amerikane.

Kongresi nuk ka arritur të pajtohet për asnjë nga 12 pikat e shpenzimeve për financimin e programeve federale për vitin fiskal që fillon më 1 tetor.