Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Forumit të Samitit Global të Transportit.
Xi Jinping-u vuri në dukje se ndërtimi i një sistemi transporti të qëndrueshëm që është i sigurt, i përshtatshëm, efikas, i gjelbër, ekonomik, përfshirës e i qëndrueshëm është një masë e rëndësishme për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë dhe shoqërisë. Kina po përshpejton shndërrimin në një fuqi transporti dhe do të vazhdojë t'i përmbahet parimit të ndërlidhjes me botën dhe me kohën, duke promovuar bashkëpunimin global të transportit dhe duke ofruar mundësi të reja për botën nëpërmjet zhvillimit të saj. Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të botës për të mbështetur konceptin e konsultimeve të gjera, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të ndërsjella, me qëllim që prej rezultateve të zhvillimit të qëndrueshëm të transportit të përfitojnë më shumë popujt në të gjithë botën. Po ashtu, pala kineze do të vazhdojë të japë kontribute pozitive për zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Tema e këtij forumi, që u hap të hënën në Pekin dhe që organizohet nga Ministria e Transportit, është "Transporti i vazhdueshëm: Të punojmë së bashku për të promovuar zhvillimin global".