Kina ecën mirë me sigurimin e të korrave të drithit
2023-09-25 13:09:50

Foto nga VCG

Kina ka ecur mirë deri më tani në sigurimin e të korrave të drithit dhe është në rrugën e duhur për një prodhim të favorshëm për të gjithë vitin, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, njofton “CGTN”.

Tre komponentët e prodhimit të përgjithshëm të grurit në Kinë janë orizi i hershëm, drithërat e verës dhe prodhimi i vjeshtës.

Raporti më i fundit bujqësor i ministrisë tregon se mbi 20 për qind e tokave bujqësore të Kinës që përdoren për të rritur bimët e vjeshtës janë korrur.

Më shumë se gjysma e drithërave të vjeshtës tashmë janë korrur në jugperëndim.

Sipas raportit të punës së qeverisë për vitin 2023, Kina synon të stabilizojë prodhimin e saj vjetor të grurit në mbi 650 miliardë kilogramë. (Fatosi)