Ministri i Jashtëm hungarez takohet me homologun rus në OKB
2023-09-25 16:26:06

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, zhvilloi të shtunën në mbrëmje bisedime me homologun rus, Sergey Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në New York.

“Do të ishte mirë nëse politikanë të tjerë perëndimorë do të bënin të njëjtën gjë. Atëherë, do të kishte më shumë shpresë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë”, tha Szijjártó, bëri të ditur agjencia shtetërore hungareze e lajmeve “MTI”, përcjell “ATSH”.

Sipas kryediplomatit hungarez, nuk janë të nevojshme paketa të tjera sanksionesh nga Bashkimi Evropian kundrejt Rusisë.

“Evropa ka pësuar më shumë dëme nga sanksionet sesa Rusia” ka thënë ai.

Szijjártó ishte i vetmi politikan i lartë nga një vend i BE-së që zhvilloi bisedime diplomatike me Lavrov në New York. (Fatosi)