Papa Françesku i kërkon Evropës të mirëpresë emigrantët
2023-09-25 13:18:14

Foto nga VCG

Fati i emigrantëve që përpiqen të kalojnë detin Mesdhe nga Afrika në Evropë ishte një nga temat kryesore gjatë vizitës së papa Françeskut në Marsejë, në Francën jugore.

Ai paralajmëroi për rrezikun e izolimit dhe frikësimit përballë emigrimit të parregullt nga Afrika përtej Mesdheut në Evropë.

“Mesdheu pasqyron botën, me Jugun që kthehet në Veri, me shumë vende në zhvillim, të rrënuara nga paqëndrueshmëria, regjimet, luftërat dhe shkretëtirëzimi”,- tha papa në fund të një takimi të të rinjve me pjesëmarrës nga 29 vende të Mesdheut, shkruan “ATSH”.

“Duhet të garantohen mundësitë e hyrjes së rregullt dhe një pritje e ekuilibruar e emigrantëve në Evropë. Emigrimi nuk është as një pushtim, as një emergjencë, por një fakt i kohës sonë që duhet trajtuar. Sigurisht, nuk mund të anashkalohen vështirësitë e pritjes së emigrantëve. Kriteri kryesor nuk mund të jetë ruajtja e prosperitetit të dikujt, por ruajtja e dinjitetit njerëzor. Integrimi është një proces i mundimshëm, por është një çelës për të ardhmen”, tha ai. (Fatosi)