Grup turistesh gjermne ne Tirane- foto Visit Tirana
Për turistët muaji shtator në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e Tiranës janë të mbushura me turistë të huaj.
Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë.
Edhe pse turistët që vijnë nga jashtë pëlqejnë detin ose malin, një ndalesë në Tiranë është gjithmone e pashmangshme. Dhe nuk janë të rralla rastet, kur Tirana bëhet stacioni kryesor i ndalesës së tyre.
Tirana moderne- foto Visit Tirana
Kjo, pasi Tirana, kryeqyteti ynë përherë e më shumë ngjall interes. Aty bashkohen, ato elementë që për shumë duken të pamundur që të bashkëjetojnë: e vjetra dhe e reja, pazaret dhe bulevardet, kishat dhe xhamitë, trendet dhe moda, makina të viteve të fundit dhe ambulantë që shesin byrekë.
Si një zbulim i ri brenda kontinentit të vjetër, Tirana në sajë të zhvillimit të saj të madh urban, është kthyer në një destinacion shumë të kërkuar.
Për shumë udhëtarë, plazhet e Shqipërisë janë magneti kryesor dhe me të drejtë. Por në mënyrë të pashmangshme, kur ata eksplorojnë thellë në brendësi të vendit, Tirana shfaqet si një perlë e papritur, një oaz urban i ngjashëm me asgjë tjetër.
Tirana është një oaz i vërtetë i modernitetit. Rrugët e saj të rregullta, kafetë tërheqëse, dyqane që shkelqejnë me vitrinat e tyre dhe ndërtimet e larta, dëshmi e artit arkitektonik, të bashkuara me pamjet impresionuese të malit të Dajtit që shtrihet në horizont, krijojnë një imazh të mrekullueshëm.
Parku në qendër të Tiranës- foto Visit Tirana
Ky qytet ka një histori të pasur që shtrihet në mijëra vjet dhe kjo duket përmes arkitekturës së tij. Në rrugët e Tiranës, çfarë i tërheq më së shumti turistët janë ndërtime shumëllojshme që përfaqësojnë epokat e ndryshme të historisë së Shqipërisë, përfshirë periudhën osmane. Ndërsa shëtisin nëpër rrugët e këtij qyteti, ata kalojnë pranë edhe pranë ndërtesave të reja, që pasqyrojnë qytetin e modernizuar që është sot.
Arti i rrugës është një element thelbësor i kulturës urbane të Tiranës. Murale dhe grafitet e ndryshme janë shpesh gjetur në fasadat e ndërtimeve, duke shfaqur kreativitetin dhe pasionin e banorëve të qytetit për artin. Shumë prej tyre janë vepra të shquara të artit të rrugës dhe kanë histori dhe mesazhe të thella që priten të zbulojnë vizitorët.
Blloku është një prej destinacioneve më të njohura në qytet. Ndërsa dikur ishte një enklavë ekskluzive për elitën e partisë, sot Blloku është një lagje tërheqëse, me dyqane të modës, kafene, restorante dhe një skenë e gjallë e jetës së natës. Kjo zonë përjeton një atmosferë të ngrohtë dhe festive, veçanërisht në mbrëmje, kur baret dhe klubet janë të mbushura me vizitorë dhe muzikë të larmishme.
Teatri i Operas dhe Baletit - foto Visit Tirana
Gastronomia është një tjetër pikë e fortë e Tiranës. Nga shijimi i pjatave të traditës shqiptare në restorantet lokale, deri te eksplorimi i kuzhinës ndërkombëtare në restorante kozmopolite, këtu turistët do të gjejnë një gamë të pasur të shijeve. Tavë Kosi, bakllava, petulla dhe qebapë janë vetëm disa prej specialiteteve vendase që nuk duhen humbur.
Tregjet janë një pjesë e rëndësishme e kulturës ushqimore të Tiranës. Pazari i Ri është një prej tregjeve më të njohura të qytetit, ku turistët mund të blejnë produkte të freskëta dhe të gatshme.
Por Tiranës nuk i mungon as arti dhe kultura. Vizitorët mund të vizitojnë muze të shumta që ofrojnë një vështrim në historinë dhe kulturën e vendit, si Muzeu Historik Kombëtar dhe Bunk'Art, një muze i vendosur nën tokë që i kushtohet historisë së Shqipërisëpas Luftës së Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj.
Kalaja e Petrelës - foto Visit Tirana
Por, nëse jeni aventurierë dhe ju pëlqen eksplorimi i natyrës, ktheni kokën në drejtim të malit të Dajtit, që ngrihet mbi qytet. Mund të merrni një teleferik për të arritur në majën e malit dhe të shijoni pamjen panoramike të gjithë qytetit dhe më gjerë.
Për shkak të këtyre elementëve të përbashkëtë, udhëtarët që vijnë për plazhet e Shqipërisë zakonisht gjejnë veten të kapur nga hiri i këtij qyteti metropolit, pasurisë kulturore dhe energjisë së dinamike. Tirana është kontrasti i mahnitshëm ndaj bukurisë bregdetare të Shqipërisë, është një kënd urban që ofron një eksperiencë të pashlyeshme për ata që kanë fatin të eksplorojnë rrugët e saj të gjalla. Përzierja e historisë, artit, ushqimit dhe mikpritjes së ngrohtë të Tiranës bën që ajo të ketë një ndikim të pashlyeshëm në zemrat e atyre që kanë fatin të eksplorojnë këtë qytet të mrekullueshëm
Tirana është një thesar i fshehur që pret të zbulohet, me një histori të pasur, art të bukur dhe një kulturë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Neritana Kraja