Foto nga VCG
Fuqia ekonomike e provincës Jiangsu të Kinës lindore regjistroi një vëllim total importi dhe eksporti prej 3.36 trilionë juanë (rreth 460.9 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në gusht, njoftoi Dogana e kryeqendrës Nanjing, citon “Xinhua”.
Kjo shifër, duke përfshirë eksportet që arrijnë në 2.16 trilionë juanë dhe importet prej 1.2 trilionë juanë, përbënte 12.4 për qind të vëllimit total të importeve dhe eksporteve të Kinës gjatë të njëjtës periudhë.
Gjatë tetë muajve të parë të vitit, importet dhe eksportet e ndërmarrjeve private të Jiangsu arritën në 1.47 trilionë juanë, një rritje prej 3.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, tregtia e Jiangsu me Lindjen e Mesme dhe Afrikën arriti në 158.62 miliardë juanë dhe 100.42 miliardë juanë, me rritje në bazë vjetore përkatësisht 14.2 për qind dhe 4.8 për qind.
Nga janari deri në gusht, eksportet e automjeteve elektrike të pasagjerëve, baterive litium dhe paneleve diellore arritën në 137.52 miliardë juanë dhe eksportet e telefonave celularë arritën në 86.28 miliardë juanë. Këto shifra përfaqësonin një rritje në bazë vjetore përkatësisht prej 20.4 për qind dhe 22.6 për qind.
Ndërkohë, vlera e produkteve bujqësore të importuara të provincës u rrit në 118.33 miliardë juanë, duke shënuar një rritje në bazë vjetore prej 11.9 për qind. Midis këtyre importeve, soja përbënte 67.21 miliardë juanë, me një në bazë vjetore prej 16.7 për qind. (Fatosi)