Ekspozita e veprave të rralla kaligrafisë në gur të riprodhimit me fërkim të dinastisë Song në Muzeun e Pallatit të Pekinit/ foto nga "China Daily"
Teknika e riprodhimit me fërkim në një copë letër të hieroglifeve në gur u krijua gjatë dinastisë Song (960-1279). Shtypja me blloqe druri ishte shpikur dy shekuj më parë dhe madje ishte shfaqur printimi i tipit të lëvizshëm, duke përdorur shkronja metalike. Megjithatë, për ata që synonin jo vetëm përmbajtjen, por shfaqjen e artit kaligrafik të një shkrimi të caktuar, kjo teknikë dukej alternativa më e mirë.
Për realizimin e kësaj teknike, një pjesë e caktuar e kaligrafisë duhet së pari të transkriptohet nga letra në gur, por edhe në dru në raste më të rralla. Kjo realizohej nga një gdhendës mjeshtër në një raport 1:1.
Nuk ishte një detyrë e lehtë, por mjeshtrat gdhendës ia arrinin qëllimit për një art kaligrafik plot vitalitet. Mjeshtri duhet të vendoste një copë të hollë letre mbi sipërfaqen e pllakës së gurit të gdhendur me karaktere. Më pas hidhej uji dhe boja, që shpërndaheshin trajtësisht në pjesën e pasme të letrës me presionin e duhur, për të zbutur letrën dhe për të lejuar një transferim të plotë të detajeve të pllakës së gurit mbi të. Në vijim të procesit letra lihej të thahej, për t’u hequr më pas nga sipërfaqja e gurit, duke ruajtur një riprodhim të origjinalit.
Gjatë dinastisë kineze Song, kjo teknikë është përsëritur shumë here në mënyrë manual, duke u mundësuar anëtarëve të arsimuar të shoqërisë së kohës të kishin akses në veprat mjeshtërore kaligrafike, qoftë të kohës së tyre ose nga epokat e mëparshme.
Shpesh, kaligrafia origjinale, apo edhe mbishkrimi i saj prej guri, humbnin me kalimin e kohës, duke e bërë kështu riprodhimin me fërkim në letër të vetmen dëshmi të mbijetuar të kryeveprave që kishin ekzistuar dikur. Në këtë kuptim, këto vepra arti të dinastisë Song dhe ato pas tyre, kanë ndihmuar në ruajtjen e një trashëgimie kulturore shumë të vlerësuar në atë periudhë deri në ditët tona.
Artdashësit e sotëm kanë mundësi të shohin nga afër këto artefakte në një ekspozitë të hapur në Muzeun e Pallatit të Pekinit, që i kushtohet tërësisht kësaj teknike kaligrafike të dinastisë Song.
Nga 40 pjesët e ekspozuara, 20 janë nxjerrë nga koleksioni i Muzeut të Pallatit, në të cilin ruhen 150 vepra të tilla të dinastisë Song. Gjysma tjetër janë ekspozuar në Muzeun e Artit të Universitetit Kinez të Hong Kongut (CUHK).
Ekspozita e veprave të rralla kaligrafisë në gur të riprodhimit me fërkim të dinastisë Song në Muzeun e Pallatit të Pekinit/ foto nga "China Daily"
Duke iu drejtuar ceremonisë së hapjes së ekspozitës më 15 shtator, Rocky S.Tuan, zëvendëskancelar dhe president i CUHK, tha: "Për 60 vjet, CUHK i ka kushtuar vazhdimisht rëndësi të madhe kulturës tradicionale kineze dhe vlerave humaniste. Ne kemi mbështetur misionin për të kombinuar traditën me modernen dhe për të bashkuar Kinën dhe Perëndimin”.
Në huazim për herë të parë, pjesë nga koleksioni i CUHK i ishin dhuruar Muzeut të Artit të universitetit nga J. S. Lee, djali i të cilit Chien Lee vizitoi Pekinin më 15 shtator.
"Ndryshe nga vëllezërit e motrat e tij, babai im nuk shkoi për të studiuar jashtë shtetit. Ai e kaloi kohën e tij në Universitetin Yenching në Pekin, ku fitoi një pasion të qëndrueshëm për artin paramodern kinez dhe bëri miq të përjetshëm”, tha Chien Lee.
Një nga ata miq ishte studenti i J. S. Lee dhe bankier-koleksionist nga Hong Kongu, J.M. Hu (1910-93), donacionet e të cilit prej porcelani dhe artefakte të tjera të lashta kineze sot mbushin një galeri të tërë në Muzeun e Shangait.
Në vitin 1975, Hu i dhuroi Muzeut të Pallatit një mbishkrim guri të shekullit të dytë të titulluar “Stele of Huashan Temple”, nga dinastia Song. Në ekspozitën e tanishme, ajo u ribashkua me një tjetër material kaligrafik të dinastisë Song të të njëjtit mbishkrim, i cili, falë të ndjerit Lee, hyri në Muzeun e Artit CUHK pas themelimit të tij në vitin 1971.
"Vetë guri u shkatërrua gjatë dinastisë Ming (1368-1644)", tha Shi Anchang, një ekspert shumë i vlerësuar sa i përket gdhendjeve nga Kina e lashtë. "Sot, ka vetëm katër gdhendje ekzistuese, duke përfshirë dy të ekspozuara këtu, një nga Muzeu i Pallatit që daton në epokën e hershme Ming dhe një e fundit, gjithashtu nga dinastia Song, që ndodhet në Muzeun e Kaligrafisë në Tokio. ."
Në vitin 1975, mentori i Shi, Ma Ziyun (1903-86) udhëtoi për të marrë dhuratën e çmuar nga Hu.
"Ajo që kemi këtu nuk është vetëm një vitrinë e bukurisë së bojës dhe letrës, artit të kaligrafisë, gdhendjes dhe riprodhimit me fërkim, por edhe tregimi i historive të krenarisë kulturore dhe shpirtit të përbashkët," tha Wang Xudong, drejtor i Muzeut të Pallatit.