Sportistët kinezë mbizotëruan Lojërat Aziatike të dielën
2023-09-25 13:12:01
Foto nga VCG
Gjithsej 31 medalje ari u dhanë të dielën gjatë Lojërave të 19-ta Aziatike në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, njëzet prej të cilave u fituan prej sportistëve kinezë. Koreja e Jugut mori pesë medalje ari, e pasuar nga Japonia dhe Hong-Kongu i Kinës, me nga dy medalje të tilla.
Zou Jiaqi dhe Qiu Xiuping e përfunduan finalen e kanotazhit me barkë dyshe për pesha të lehta për femra në kohën 7:06.78, duke siguruar medaljen e parë të arit të këtyre Lojërave Aziatike për Kinën.
Lam San-tung dhe Wong Wai-Chun fituan medaljen e parë të artë për Hong-Kongun e Kinës në kanotazh çift për meshkuj.
Lajmet Kryesore