Kryediplomati rus: Gati për të negociuar për Ukrainën, por jo armëpushim
2023-09-25 13:19:27
Foto nga VCG
Rusia është e gatshme për negociata për Ukrainën, por nuk do të marrë në konsideratë propozimet për armëpushim, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një konference shtypi pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan “ATSH”.
“Presidenti rus Vladimir Putin e ka thënë shumë qartë, jemi gati për negociata, por ne nuk do të shqyrtojmë asnjë propozim për një armëpushim”,- tha Lavrov.
Ai theksoi se deklaratat e bëra nga Rusia deri më tani nuk janë respektuar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore