Zv.kryeministri kinez uron fermerët dhe nxit forcimin e sigurisë ushqimore
2023-09-25 21:46:44

Xinhua

XinhuaZëvendëskryeministri kinez Liu Guozhong shprehu të shtunën vlerësim për punën e fermerëve dhe të punonjësve në sektorin bujqësor.

Gjatë pjesëmarrjes në kremtimet e Festës së Korrjeve të Fermerëve Kinezë në provincën Anhui të Kinës Lindore, Liu vuri në dukje se duhet bërë më shumë punë lidhur me prodhimin bujqësor, me qëllim që të konsolidohen themelet e sigurisë ushqimore në të gjitha frontet.

Ai kërkoi gjithashtu të bëhen përpjekje për të hedhur hapa të vendosur në nxitjen e rigjallërimit rural, për të marrë masa të shumta për sa i përket rritjes së të ardhurave të fermerëve kinezë, si edhe për të punuar thellësisht lidhur me zhvillimin rural.

Shumë pjesë të Kinës kanë nisur tashmë punët bujqësore të stinës së vjeshtës. 

Xinhua

Xinhua

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës, në vend ka pasur një rritje të qëndrueshme të zonave të mbjella me drithëra vjeshtore këtë vit, që llogariten se kapin një sipërfaqe 87.3 milionë hektarë, me një rritje prej rreth 467 000 hektarësh.

Prodhimi i drithërave vjeshtore zë më shumë se 70 për qind të prodhimit të përgjithshëm vjetor të drithërave, duke përfshirë drithërat verore, orizin e hershëm dhe drithërat vjeshtore. 

Ministria e Financave kohët e fundit caktoi 2.4 miliardë juanë (rreth 330 milionë dollarë) për të mbështetur parandalimin dhe pakësimin e fatkeqësive në bujqësi dhe për të siguruar prodhimin e drithërave.

Fermerët anembanë Kinës kremtuan Festën e 6-të të Korrjeve të Kinës të shtunën.

Kjo festë, e krijuar në vitin 2018, përkon me Sanataditën e Vjeshtës çdo vit, një ndër 24 fazat stinore sipas kalendarit hënor kinez.

Në vitin 2021, Kina bashkoi forcat me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në një projekt që kishte në qëndër përmirësimin e zhvillimit të sektorit bujqësor në 16 fshatra kineze të varfër.

Xinhua

Xinhua